Paralajmërimi i listës serbe ndaj Kurtit: Asnjë qeveri në Kosovë nuk mund të krijohet pa ne

schedule10:50 - 9 Tetor, 2019

schedule 10:50 - 9 Tetor, 2019

Drejtues të “Listës Serbe” reagojnë pas deklaratës së liderit të “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, i cili u shpreh se në qeverinë e tij nuk do të kishte përfaqësues të kësaj force. Nënkryetari i “Listës Serbe” deklaron se asnjë qeveri nuk mund të bëhet pa anëtar të saj.

Nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtic, u shpreh për mediat në Serbi se asnjë qeveri kosovare nuk mund të bëhet pa Listën Serbe.

Krerë të Listës Serbe, e cila ka fituar të 10 mandatet e rezervuara për serbët në Kuvendin e Kosovës, si dhe zyrtarë të lartë të shtetit të Serbisë janë alarmuar nga deklarimet e fituesit të zgjedhjeve të 6 tetorit, Albin Kurti (LVV), i cili ka siguruar se në Qeverinë e tij do të ketë edhe serbë, por asnjë nga Lista Serbe.

Sipas Kurtit, Lista Serbe është faktikisht shteti i Serbisë dhe për këtë arsye edhe nuk mund të jetë në Qeverinë e tij asnjë anëtar i Listës Serbe.

I pari që ka reaguar ashpër është nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtic, i cili u ka thënë medieve serbe se nëse Kurti dëshiron të formojë qeveri legjitime, atëherë duhet të trokasë në derën e Listës Serbe./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!