Paralajmërimi i kryebashkiakut: Luftime të ashpra po zhvillohen pranë Kievit

schedule14:57 - 1 Prill, 2022

schedule 14:57 - 1 Prill, 2022

Në veri dhe lindje të Kievit po zhvillohen luftime të ashpra, sipas një deklaratë të kryebashkiakut, Vitali Klitschko, shkruan The Guardian.

Në një paralajmërim për banorët, Klitschko tha se rreziku i vdekjes në Kiev tani ishte shumë i lartë. Deklarata e kryebashkiakut vjen pas njoftimit të forcave ruse se kishin filluar të tërhiqeshin në disa zona përrreth kryeqytetit.

Në bisedimet e paqes në Stamboll gjatë kësaj jave,  negociatorët e Kremlinit premtuan të zvogëlojnë “në mënyrë drastike” operacionet e tyre si në Kiev ashtu edhe në Chernihiv.

Por sipas informacioneve, forcat ruse po vazhdojnë të bombardojnë Chernihiv pavarësisht premtimit të tyre.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!