Paralajmërimi i kreut të Gazprom: Nuk ka asnjë garanci se Europa do t’i mbijetojë dimrit nëse heq dorë nga gazi rus

schedule14:43 - 12 Tetor, 2022

schedule 14:43 - 12 Tetor, 2022

Kreu i furnizuesit shtetëror të gazit rus Gazprom, ka paralajmëruar Europën për pasojat e heqjes dorë nga gazi rus, duke thënë se nuk ka “asnjë garanci” se kjo e fundit do t’i mbijetojë dimrit bazuar në kapacitetin e saj të gazit, shkruan The Guardian.

Alexei Miller tha se rezervat e gazit në Gjermani do të jenë të mjaftueshme  për dy deri në dy muaj e gjysmë. Miller tha gjithashtu se riparimet në tubacionet e dëmtuara Nord Stream do të zgjasin të paktën një vit.

Gjermania dhe BE-ja “duhet të përgjigjen” nëse janë të interesuar në rihapjen e tubacionit, tha ai.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!