Paralajmërimi i Joe Biden: Ka gjasa që Rusia të pushtojë Ukrainën muajin e ardhshëm

schedule11:48 - 28 Janar, 2022

schedule 11:48 - 28 Janar, 2022

Shtëpia e Bardhë ka bërë një paralajmërim specifik në Kiev se Rusia ka të ngjarë të pushtojë Ukrainën muajin e ardhshëm, sipas një zëdhënësi.

Në një bisedë telefonike mes presidentit Joe Biden dhe homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky të enjten, kreu i Shtëpisë së Bardhë është shprehur se “ekziston një mundësi e fortë që Rusia të pushtojë Ukrainën në shkurt,” tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Emily Hourne.

Gjatë takimit të dy presidentëve, Biden “ripohoi gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj për t’u përgjigjur me vendosmëri nëse Rusia pushton Ukrainën”.

Nga ana e tij, Zelensky tha se të dy liderët diskutuan “përpjekjet e fundit diplomatike për të de-përshkallëzuar” situatën dhe ranë dakord “për veprime të përbashkëta në të ardhmen”.

Megjithatë, një zyrtar ukrainas i tha CNN se telefonata e dy presidentëve “nuk shkoi mirë” për shkak të mosmarrëveshjeve mbi nivelin real të rrezikut të konfliktit, pasi Kievi e konsideron si më pak të mundshme ndërhyrjen ruse.

Shtohen forcat ruse në kufi

Në të njëjtën kohë, informacionet tregojnë se përforcime të mëtejshme të forcave ruse kanë mbërritur në kufirin ruso-ukrainas. Nga një vlerësim i mëparshëm rezulton se në kufi ndodheshin 127,000 trupa ruse. /abcnews.al/