Paralajmërimi i Italisë: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë nëse tanket ruse hyjnë në Kiev

schedule15:52 - 29 Janar, 2023

schedule 15:52 - 29 Janar, 2023

Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto ka folur për situatën e luftës në Ukrainë gjatë një takimi me homologun francez, Sebastien Lecornu.

“Është e rëndësishme që ushtria e Italisë dhe Francës të bashkëpunojnë rreth të ardhmes. Ne kemi trajtuar një sërë çështjesh duke filluar nga fronti lindor dhe çfarë po ndodh në Ukrainë.

“Ne kemi rënë dakord që lufta e nisur nga Rusia është kërcënimi më serioz për paqen dhe stabilitetin e Europës që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore”, tha ministri italian.

Gjatë një deklarate për mediat, Crosetto foli rreth mundësisë së një ofensive të re ruse, raportoi “Ansa”.

“Lufta e Tretë Botërore mund të nisë në momentin që tanket ruse të arrijnë në Kiev, dhe në këtë mënyrë edhe në kufijtë e Europës”, tha ministri.

/abcnews.al