Paralajmërimi i gazetarit: Rama është ne panik, ky është ministri që do të shkarkojë

schedule15:46 - 1 Shtator, 2022

schedule 15:46 - 1 Shtator, 2022

Gazetari Ferdinand Dervishi deklaron se kryeministri Edi Rama është në panik. Në studion e ABC, Dervishi theksoi se vendimet e fundit të kryeministrit kanë ardhur si pasojë e gjendjes së tij.

Pas shkarkimit të Gledis Nanos në krye të policisë së Shtetit, gazetari paralajmëroi të tjera lëvizje edhe në qeveri. Dervishi u shpreh se Rama pritet të shkarkojë edhe Niko Peleshin si ministër të Mbrojtjes.

Duke u ndalur te largimi i Nanos, gazetari tha se ky i fundit nuk ishte ushtar i pushtetit dhe mbështetje ndërkombëtare, por nuk mjaftoi. Referuar burimeve Dervishi tha se Nano ka dhënë informacione sekrete tek partnerët ndërkombëtarë dhe kjo më pas i kushtoi edhe “kokën”.

I gjendur në këto kushte, siç thotë gazetari, kryeministri po tenton të kapë më shumë pushtet, pasi ka marrë presidencën, SHISH, drejtorinë e Pastrimit të Parave etj.

“Në mes të kësaj është politika. Pozitive për Nanon ishte se nuk ishte ushtar i bindur nga pushteti. Kishte edhe mbështetje nga ndërkombëtarët. Por nuk mjafton të keh mbështetje. Problemi që del është fakti që mendohej se ky njeri ka dhënë informacione sekrete tek partnerët ndërkombëtarë.

Nga këto informacione ka shumë të ngjarë që prekin krerët e shtetit, mbase kryeministrin, familjarë të thjeshtë. Shikohet një kryeministër në panik. Këtë e ka treguar kur i tha SPAK, jo majtas, por djathtas. Po të shohësh ky panik të detyron që ti të marrësh masa. Brenda një muaji ka kapur presidencën, ka ndërruar drejtorin e policisë, ka ndërruar drejtorin e SHISH. Pritet me shumë gjasa të ndërrojë edhe ministrin e mbrojtjes, i cili më shumë është treguar i drejtë me detyrën e vet sesa me nderet dhe qokat që bëhen me pushtetin. Kjo gjë tregon që mos i shkojë asgjë “armikut”. Pastrimi i parave ja shumë gjëra dhe ajo u kap. Kemi një grumbullim pushteti si asnjëherë tjetër. Ka mbetur ambasada amerikane dhe SPAK. Gjithë kjo kapje bëhet që jo vetëm të mos kalojë informacione te SPAK, por edhe ti priten rrugët e bashkëpunimit SPAK”, tha Dervishi.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!