Paralajmërimi i fortë i Scholz: Duhet kujdes, Putin mund të pushtojë dhe shtete të tjera

schedule17:00 - 3 Maj, 2022

schedule 17:00 - 3 Maj, 2022

Kancelari gjerman Olaf Scholz priti një takim ditën e martë kryeministret e Finlandës dhe Suedisë, Sanna Marin dhe Magdalena Andersson.

Në takimin me dy kryeministre, Scholz tha se sa më shpejt vendet e tyre të anëtarësohen në NATO aq më mirë do të jetë, pasi nuk përjashtohet mundësia që Putin të nisë një tjetër pushtim, pasi ai e ka shkelur njëherë ligjin ndërkombëtar, duke iu referuar sulmeve mbi Ukrainë.

Ai siguroi dy kryeministret se Gjermania do të mbështesë fort anëtarësimin sa më parë të Finlandës dhe Suedisë në NATO.

“Ne po e ndjekim debatin në të dy vendet nga shumë afër për anëtarësimin e mundshëm në aleancën tonë të mbrojtjes, NATO. Megjithatë, për ne është shumë e qartë se nëse këto dy vende vendosin që duan të jenë pjesë e aleancës së NATO-s, mund të llogarisin në mbështetjen tonë”, tha Shcolz.

Ai theksoi se të gjithë anëtarët e qeverisë gjermane bien dakord për këtë çështje gjatë bisedimeve të tyre me liderët finlandez dhe suedez në Kalanë Meseberg, duke thënë se kjo ishte një shenjë e rëndësishme.

Suedia dhe Finlanda kanë përshpejtuar përpjekjet për t’u bashkuar me aleancën ushtarake perëndimore në vazhdën e luftës së Rusisë në Ukrainë.

Të dy vendet pritet të arrijnë një vendim mbi anëtarësimin në NATO këtë muaj.

Ndërkohë, marrëdhëniet e Helsinkit dhe Stokholmit me Moskën vazhdojnë të përkeqësohen për çështjen e NATO-s. Finlanda dhe Suedia janë të vendosur të mbështesin hapat shtesë nga Bashkimi Evropian për të vendosur sanksione më të ashpra tregtare dhe të tjera ndaj Rusisë.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!