Paralajmërimi i ekspertëve: Një stuhi diellore mund të godasë sërish Tokën

schedule09:42 - 2 Prill, 2021

schedule 09:42 - 2 Prill, 2021

Shkencëtarët pretendojnë se “stuhia diellore” që u shfaq në qiell në 1582. Stuhia zgjati për tre ditë dhe u shtri nga Evropa në Azinë Lindore. Nëse një stuhi e ngjashme diellore do të godiste botën tonë moderne, kjo do të shkaktonte miliarda dollarë dëme dhe dëmtimin e rrjeteve të energjisë.

Megjithëse stuhitë diellore janë zakonisht të padëmshme, një e madhe që godet Tokën mund të ketë pasoja katastrofike, duke shkaktuar defekte të mëdha të teknologjisë.

Një ngjarje më e fundit që mund të kishte përfunduar me fatalitet ndodhi në 1973 (në foto).  Kjo ndodhi gjatë epokës së Apollonit kur stuhia diellore kaloi Tokën atë Gusht, por për fat të mirë astronautët duke eksploruar Hënën atë vit ishin kthyer në shtëpi disa muaj më parë

Një tjetër stuhi diellore që ndodhi në 1909 thuhet të jetë një nga më të fortat e shekullit të 20-të. Shkencëtarët sugjerojnë që stuhitë e mëdha si ajo e vitit 1582 janë të paktën, dukuri që ndodhin një herë në një shekull. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!