Në studio me Mirela Milorin, konsulenti ligjor në PD, Çlirim Gjata ka komentuar situatën e sotme në Astir.
Gjata theksoi edhe njëherë se me ardhjen e PD në pushtet do të dëmshperblehen të gjithë banorët që u është prishur ndërtesa si dhe paralajmëroi burg për hartuesit e projektit.
“Edi Rama nuk e njeh Shqipërinë si atdhe por si vendlindje. Kjo është shkallë e ulët e emancipimit. Sot ka qenë një veprim në kundërshtim me të drejtat e njeriut, nëpërmjet dhunës arriti të përziente njerëzit e varfër nga shtëpia.
Mos prisni nga ne të marrim pushkat. Edi Rama pret që ne të marrim armët. PD për këtë ka lindur që të mos bëjë luftë klasash. Ka kodi civil 2 nene që e ndalon të shembësh shtëpinë e tjetrit atje. Është edhe gjykata e Strasburgut që e ndalon të shembësh pa u dëmshpërblyer. Ai nuk pyet për këto, ka nxjerrë VKM.
Këtu do bëhet një projekt 20 mln euro një kilometër. Këtu është problemi që në lidhje me oligarëtkt hartohen të tilla projekte.
Zgjidhja që ne mendojmë është se do i dëmshpërblejmë 100%. Do të ndërmarrim një plan për hetimin e projektit dhe do hyjë në burg nga i pari deri te roja. Ne do të shohim edhe ligjin antimafia. Po të ishte transparent projekti do shpronësoheshin njerëzit. Nuk mund të shkosh te qytetari. Këtu problemi është se të gjithë kemi bërë nga një gjë. Ti pse shkon dhe jep tapitë te një pjesë dhe te një tjetër jo”, tha Gjata.