Paralajmërim nga Brazili për ish-lojtarin e Milan: Nëse dënohesh për baste sportive, rrezikon të largohesh nga futbolli

schedule12:54 - 14 Shtator, 2023

schedule 12:54 - 14 Shtator, 2023

Qeveria braziliane paralajmëron Lucas Paqueta dhe Luiz Henrique se nëse dënohen për baste në futboll, mund të sanksionohen ashpër.

Këtë e ka bërë të ditur Jorge Kajuru, senatori brazilian dhe presidenti i ardhshëm i Komisionit të Basteve Sportive, i cili ka paralajmëruar të gjithë lojtarët brazilianë, duke specifikuar se FIFA ka sanksionuar tashmë 11 prej tyre.

“Dënimet variojnë nga 360 ditë pezullim deri në ndalim të përhershëm nga aktiviteti sportiv.

Futbolli ka përfunduar për tre lojtarët, Gabriel Tota, Matheus Gomes dhe Ygor Catatau, ndërsa tetë të tjerë janë sanksionuar për periudha që variojnë nga 360 deri në 720 ditë”, raportoi Kajuru./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!