Paralajmërim nga Aramco: Planetit po i “mbaron” nafta, gjendja mund të përkeqësohet në 2022

schedule15:36 - 26 Tetor, 2021

schedule 15:36 - 26 Tetor, 2021

Industria e arit të zi duket se është në rrezik, Shefi i Aramcos ka paralajmëruar se viti 2022 do të jetë një krizë për këtë industri nëse nuk do të merren masat e nevojshme.

Mediat e huaja bëjnë me dije se përmes  një deklarate Saudi Aramco, ka bërë me dije se kapaciteti i prodhimit të naftës në botë po bie me shpejtësi dhe ka bërë thirrje thirrje kompanive të investojnë më shumë në prodhimin e “arit të zi”.

Shefi ekzekutiv i Aramco, Amin Nasser ka deklaruar se është shqetësim i madh dhe kapaciteti i tepërt i rezervave të naftës po tkurret.

Ndër të tjera, Nasser shprehu frikë pasi çmimet e naftës së papërpunuar janë rritur me 70% këtë vit në rreth 85 dollarë për fuçi.

Vendet me konsum të lartë, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Japoninë dhe Indinë, u kanë kërkuar tashmë prodhuesve të pompojnë më shumë naftë.

Ndërkohë për shkak të kësaj krize, mungesa e furnizimit në tregjet e naftës mund të përkeqësohet në 2022 nga subvencionet e pandemisë së Covid dhe nëse sërish shumë persona vijojnë të  lëvizin nga ajri./abcnews.al