Parakalimi i gabuar i mori jetën 4 personave, drejtuesi i kamionit: E pashë pas daljes nga kthesa

schedule11:45 - 15 Janar, 2021

schedule 11:45 - 15 Janar, 2021

Aksidenti tragjik në rrugën e Kombit i mori jetën tre pjesëtarëve të familjes nga Kosova, një çift bashkëshortësh, vajza, ndërsa humbi jetën edhe nipi i tyre.

Tentativa për të parakaluar e mjetit tip “Citroen” ka qenë e gabuar dhe fatale.

Lexo edhe: Aksidenti shuan 4 persona, tre prej tyre nga një familje! Kryefamiljari tentoi parakalim në kthesë

Nga ekspertiza e deritanishme mësohet se parakalimi është menduar të bëhet në një kohë shumë të shkurtër dhe për pasojë drejtuesi i automjetit “Citroen” nuk ka mundur të devijojë në korsinë e duhur duke shkaktuar edhe përplasjen e fortë.

Lexo edhe: Aksidenti tragjik që mori familjen nga Kosova, vajza 3-vjeçare në gjendje të rëndë tek Trauma

Përplasje e cila solli edhe vdekjen e kaur personave. Viktimat janë Blerim Avdiaj, 51 vjeç Anjeza Avdiaj, 34 vjeçe burrë e grua, vajza e tyre Medina Avdiaj, 6 vjeçe dhe nipi  Klejdi Koçi, 11 vjeç.

Siç raporti edhe gazetari Gjergji Figuri drejtuesi i kamionit i cili është marrë edhe në pyetje ka konfirmuar se është ndodhur ballë përballë me makinën “Citroen” dhe se e ka konstatuar vetëm pas daljes në kthesë duke mos pasur mundësi më shumë për shmangien pasi në krahun e tij ka pasur një tjetër automjet.

Ndërkohë në këtë zonë nuk mund të flitet për qarkullim të rënduar gjatë momentit të aksidentit, ndërsa nuk janë raportuar dëmtime të automjeteve të tjera dhe se nuk është raportuar për bllokim trafiku.

Ndërsa është raportuar se 3-vjeçarja e vetmja që mundi t’i mbijetojë aksidentit është në gjendje serioze shëndetësore, sipas mjekëve është përcaktuar diagnoza e caktuar për të e cila është politraumë.

/abcnews.al/