Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Parajse rurale në Mirditë/ Katund i vjetër, destinacioni i ri i turizmit, porta e natyrës dhe historisë

schedule20:10 - 7 Qershor, 2025

schedule 20:10 - 7 Qershor, 2025

Katundi i Vjetër në Mirditë po kthehet gjithnjë e më shumë në një nga destinacionet më të preferuara për turistët vendas dhe të huaj. Kjo fundjavë ka sjellë një rritje të ndjeshme të vizitorëve, të cilët tregojnë me entuziazëm për bukuritë natyrore dhe vlerat e veçanta që ofron kjo zonë.Fshati ndodhet vetëm pak kilometra larg Rrugës së Kombit, duke e bërë atë lehtësisht të aksesueshëm për udhëtarët. Përgjatë kësaj zone kalon edhe lumi Katundi i Vjetër, i cili mban të njëjtin emër me fshatin. Rrjedha e tij e kristaltë përshkon gjithë zonën turistike, duke ofruar freski dhe qetësi natyrore që tërheq çdo vizitor. Natyra e virgjër e bën këtë vend ideal për pushime relaksuese larg zhurmës së qytetit.Përveç natyrës mbresëlënëse, turistët kanë mundësinë të shijojnë edhe gatimet tradicionale të zonës, të përgatitura me produkte bio dhe receta të trashëguara brez pas brezi. Mikpritja e banorëve vendas është një tjetër arsye pse vizitorët largohen me kujtime të bukura dhe shpeshherë rikthehen sërish.Kjo zonë bën pjesë në programin kombëtar të “100 fshatrave turistikë”, një projekt që synon zhvillimin e turizmit rural dhe promovimin e kulturës dhe traditës shqiptare.Historikisht, ky vend ka qenë i ndarë në dy fshatra, të cilët në vitin 1954 u bashkuan dhe morën emrin Katundi i Vjetër. Në atë kohë, fshati kishte shkollë dhe shtëpi të shumta, por me kalimin e viteve, si shumë zona rurale në vend, është prekur nga emigrimi masiv i të rinjve jashtë vendit. Megjithatë, shpresat për një ringjallje janë të mëdha. Sot, falë interesit në rritje të turistëve, fshati po merr jetë sërish.

Turistët e huaj vijnë nga vende të ndryshme si Anglia, Italia, Kosova dhe shprehen të mahnitur nga bukuritë natyrore dhe autenticiteti i zonës. Shumë prej tyre janë rikthyer më shumë se një herë, tërhequr nga kënaqësia që u ka dhuruar ky vend i veçantë.

“Ne vendosem te qendronim kete fundjave ketu me disa miq. njeri nga miqte na e sugjeroi kete vend. eshte shume bukur te jesh i rrethuar nga natyra. shijuam ushqimin e mire dhe cdo gje tjeter. me pelqeu shume flija dhe menyra se si e gatuani mishin ne shqiperi. kemi qene ne disa vende te tjera ne shqiperi dhe ajo qe te impresionon eshte natyra e bukur dhe mikpritja e shqiptareve. Kjo zone ketu ne kete fshat te mirdites ka nje natyre impresionuese dhe e paprekur nga dora e njeriut. ua sugjeroj te gjitheve.”

 “Ne erdhem nga kosova me familjen. ushqimi ketu eshte vertete i shijshem. vend fantastik per te kaluar fundjaven. do deshiroja te kthehesha serish ketu.”

Katundi i Vjetër nuk është vetëm një vend për t’u parë, por për t’u përjetuar — një kombinim i natyrës së paprekur, historisë, mikpritjes dhe traditës shqiptare që e bën të paharrueshëm për çdo vizitor. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!