KOSOVË- Ekspozita “Paraja rrëfen”, historia e lekut në një shekull është ndalur në Prishtinë në kuadër të pavarësisë së Kosovës.
Guvernatori Gent Sejko tha se kjo ekspozitë prezanton historinë e monedhës shqiptare në 100 vite dhe tregon rrugëtimin financiar të shqiptarëve përgjatë një shekulli.
Sipas Guvernatorit Gent Sejko tashmë sfidë mbetet digjitalizimi dhe ofrimi i pagesave me kosto më të ulëta për qytetarët midis dy vendeve.
Kreu i Bankës Qendrore tha se shumë investitorë nga Kosova kanë interes për Shqipërinë dhe po punohet për të nxitur më shumë këtë bashkëpunim
Në bazë të dhënave të Bankës së Shqipërisë në periudhën janar-shtator 2025 Kosova vijon të pozicionohet e para për sa i përket investimeve në Shqipëri , duke arritur vlerën 153 milionë euro ndërkohë, në vend të dytë renditet Italia me 137 milionë euro./abcnews.al


