Paradoksi i finales së Champions League, Dortmund do të pasurohej falë Bellingham nëse do të humbisnin ndaj Real Madrid

schedule13:57 - 10 Maj, 2024

schedule 13:57 - 10 Maj, 2024

Fitimi i Champions League është diçka prestigjoze, por Borussia Dortmund, duke parë vetëm llogaritë, do të ishte më mirë ta humbiste. Arsyeja? Marrëveshja e nënshkruar me Real Madrid për transferimin e Bellingham verën e kaluar.

Në fakt, nëse spanjollët do të fitonin kupën me veshë të mëdhenj, verdhezinjtë do të merrnin një bonus prej 25 milionë eurosh të tjera në bazë të asaj që përfshihej në kontratë me mesfushorin anglez.

Një shumë padyshim e rëndësishme dhe më e lartë se 20 milionë eurot e garantuara nga UEFA në rast të një triumfi më 1 qershor në ëembley. Një paradoks i vërtetë, pasi duke parë bilancin, Dortmundi do të ishte padyshim më mirë të linte fushën e hapur kundër skuadrës së Carlo Ancelotti./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!