Shqipëria
Vendi ynë mbetet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin vranësira të shumta përgjatë gjithë ditës.
Gjatë paradites do të ketë dhe intervale të shkurtra me kthjellimeve. Ndërsa pjesa tjetër e ditës do të sjelli shtim të vranësirave në të gjithë territorit Shqiptar, ku herë pas here
do të zhvillohen duke gjeneruar reshje të pakta shiu.
Në zonat malore do të ketë dhe shfaqje të pakta të flokëve të dëborës të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Verilindore.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke u luhatur nga 2°C deri në 19°C.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtim Verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ba
Kosova
Masat ajrore të paqëndrueshme do të dominojnë të gjithë territorin e Kosovës përgjatë gjithë ditës duke sjellë vranësira të shumta që në orët e para të ditës.Parashikohet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillime në të gjithë vendin duke gjenerura reshje. Pritet që reshjet të jenë më të dukshme në pjesën e dytë të ditës.
Maqedonia e Veriut
Pjesa e parë e ditës së hënë do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shpeshta në të gjithë Maqedonine, ku më të dukshme vranësirat parashikohet të jenë në zonat Jugore duke
gjeneruar reshje të pakta. Ndërsa në orët vijuese vranësirat e dendura do të përfshijnë të gjithë vendin, duke sjellë edhe reshje shiu në të gjithë Maqedonine.
Rajoni dhe Europa
Europa Juglindore parashikohet të jetë në dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje të pakta shiu, por në
zonat Veriore të Ballkanit do të ketë dhe shfaqje të flokëve të dëborës.
Gjithashtu me vranësira dhe reshje dëbore paraqiten Alpet e Europës dhe gadishulli Skandinav.
Ndërsa në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm do të jetë Britania e Madhe dhe Europa Lindore.
Po ashtu me alternime kthjellimesh dhe vranësirash pritet të jetë pjesa më e madhe e Qëndrës së kontinentit dhe Europa Jugperëndimore.