Kjo e shtunë do të jetë nën ndikimin motit të kthjellët e me diell. Sipas MeteoAlb, vendi ynë gjatë paradites do të jetë me kthjellime dhe vranësira të lehta.
Por në mesditë dhe në vijim parashikohet të kemi përmirësim gradual te kushteve atmosferike duke i zhvendosur vranësirat drejt zonave Lindore dhe Veriore.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat nga -3°C deri në 16°C.
Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzimi 4 ballë./abcnews.al