Parada e makinave “Retro” dhe ritmet e “jazz-it” rikthejnë gjallërinë në kryeqytet

schedule18:58 - 9 Maj, 2020

schedule 18:58 - 9 Maj, 2020

Prej dy muajsh kanë munguar aktivitetet kulturore dhe artistike ne vend. Këtë fundjave parada e makinave “Retro” rikthen gjallërinë në rrugët e kryeqytetit për 2 orë në këtë kohë pandemie.

Ina Haveri specialiste e Drejtorisë së Transporteve thotë se qëllimi kryesor kësaj here nuk ishte prezantimi i makinave unike, por argëtimi dhe dhënia e mesazheve pozitive.

 “Nisur nga kushtet në të cilët ndodhemi, numri ka qenë i kufizuar. Është zgjedhur një numër i vogël makinash, për të evituar çdo lloj grumbullimi masiv”, u shpreh ajo.

Pas ekspozimit të  makinave para stadiumit “Air Albania” autokolona e makinave historike dhe motorëve “Vespa” bëri xhiro në disa lagje të  kryeqytetit, me qëllim argëtimin e qytetarëve në distancë.

Në këtë ekspozitë u prrezantuan rreth 50 mjete, dhe 100 “Vespa”, të gjitha të përdorura në Shqipëri, të mbledhura dhe të restauruara nga koleksionistë shqiptarë nga brenda dhe jashtë kufirit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!