Paraburgime pa kriter? Martin Leka: Mbështes SPAK-un! Hoxha me kritika: S’duhet të jetë elementi i parë që duhet aplikuar

schedule21:15 - 1 Korrik, 2025

schedule 21:15 - 1 Korrik, 2025

TIRANË- Gazetari Martin Leka, i ftuar në emisionin “Real Story” u shpreh se e mbështet SPAK në shumicën dërrmuese për masat e sigurisë, që ka aplikuar për personat e arrestuar si të dyshuar për kryerjen e veprave penale.

Ai theksoi se politika, por dhe shoqëria i ka dhënë këtë konsensus institucionit të ri të drejtësisë që të aplikojë masa për ato raste ku ka dyshime për konsumimin e veprave penale.

“Unë jam siç thotë SPAK. Po ndoshta jo të gjithë, përderisa ne kemi dhënë një konsensus për SPAK, reformën në drejtësi, kemi dhënë një konsensus”, tha ai.

Avokati Arbër Hoxha, u shpreh se paraburgimi është elementi i fundit i Kodit të Procedurës Penale, i cili duhet të zbatohet dhe nuk duhet të shndërrohet si hapi i parëm, siç ka ndodhur në shumë raste në Shqipëri.

“Paraburgimi, duhet të jetë në Kodin e Procedurës Penale është elementi i fundit, që duhet të zbatohet”, tha ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!