Para vrasjes së Pashko Ujkës, autori i dyshimtë filmohet nga kamerat i maskuar, lëvizjet që bëri

schedule23:14 - 8 Shkurt, 2022

schedule 23:14 - 8 Shkurt, 2022

Emisioni Uniko në Klan Plus ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë së një personi të dyshimtë që shfaqet në kamera paraditen e 29 Nëntorit 2021 disa orë para se të vritej ish-deputeti Pashko Ujka.

Familja Ujka pretendon se ky person dyshohet që të jetë autori që ka kryer krimin ose i përfshirë në ngjarje. Pashko Ujka u vra më 29 Nëntor 2021 rreth orës 18:15 në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër në lulishten pranë shtëpisë së tij.

Vrasja e tij është ende e dyshimtë, pasi dy persona që u ndaluan si të dyshuar, Kristian Kelmendi dhe Marjan Kola, në muajin Janar 2022 u nxorrën nga qelia dhe janë lënë në arrest shtëpie pas alibive që ata paraqitën. Ende sot policia nuk ka zyrtarisht asnjë person të dyshuar apo të arrestuar si vrasës i Pashko Ujkës dhe nuk ka dhënë asnjë informacion.

Personi që shfaqet në kamera është i kujdesshëm për të mos zbuluar identetin e tij. Ai mban kapuç në kokë dhe mundohet të mbulojë fytyrën me dorë. Gjithashtu duhet theksuar që kamera e sigurisë që ka filmuar këtë segment nuk është e cilësisë dhe rezolucionit më të mirë.

Ky person i dyshimtë është filmuar paraditen e 19 Nëntorit 2021, ditën kur Pashko Ujka u vra.

Ndërkohë, familja Ujka bëri të ditur për emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus se kanë vendosur në dispozicion një shpërblim prej 25 mijë Eurosh për këdo që jep informacione rreth autorit të vrasjes. Ata kanë vënë në dispozicion numrin e tyre personal dhe jo të policisë, duke garantuar anonimatin. /tvklan.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!