Familjarët të cilat kanë pas të afërm në autobusin e shkrumbuar në Bullgari ndodhen pranë kompanisë Besa Trans dhe presin informacione për familjarët.
Një qytetar nga Tetova thotë se nuk ka asnjë informacion për bashkëshorten tij dhe bashkëshorten vëllait të tij, të cilat kanë qenë në autobusin e aksidentuar në Bullgari,ka thënë ai për TV21.
Ndërkaq njoftojnë se kanë kontaktuar edhe autoritetet bullgare, ku vetëm u është thënë se 7 pacientë po trajtohen në spital dhe shpresojnë se një nga to të jenë dhe familjaret e tyre.
“Para tre ditëve kemi pas kontaktin e fundit dhe sot marrim lajmin e keq. Ato kanë qenë në autobus pasi Alsat ka dhënë emrat e pasagjerëve që kanë qenë brenda. Ndërkohë 7 persona janë të shtruar në spital por ne nuk kemi asnjë informacion”, ka thënë ai./abcnews.al