Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Para se të ngjiteshin në skenë, Jon Bon Jovi dhe Bryan Adams rezultojnë pozitiv me koronavirus

schedule11:22 - 1 Nëntor, 2021

schedule 11:22 - 1 Nëntor, 2021

Legjendat e muzikës, Jon Bon Jovi dhe Bryan Adams, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus dhe si pasojë janë detyruar t’i anulojnë të gjitha performancat e planifikuara për fundjavën që e lamë pas.

Bon Jovi e mori lajmin se është prekur nga Covid-19, vetëm disa orë para se të dilte në skenë për të performuar në koncertin e tij në Miami.

Zëdhënësit e Jovit kanë bërë të ditur se ai është i vaksinuar dhe po ndihet mirë me shëndet.



Kurse, Bryan Adams ishte planifikuar të performonte në ceremoninë e së shtunës, për të interpretuar këngën “It’s Only Love” në nder të ikonës së muzikës, Tina Turner, e cila ishte në mesin e artistëve të nderuar gjatë mbrëmjes.

Një përfaqësues i këngëtarit tha për revistën “Billboard” se ai është i vaksinuar dhe nuk po përjeton simptoma të rënda të Covid-it./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!