Para që shkojnë për blerje armësh, BE çon në 1 miliardë euro ndihmën financiare për Ukrainën

schedule12:24 - 21 Mars, 2022

schedule 12:24 - 21 Mars, 2022

Bashkimi Evropian do të rrisë ndihmën financiare për Ukrainën në 1 miliardë euro. Këto para do të shkojnë për blerjen e armëve.

Lajmin e bëri të ditur ministrja gjermane e Punëve të Jashtme Annalena Baerbock ndërsa mbërrinte në Këshillin e Çështjeve të Jashtme në Bruksel.

“Sot ne po vendosim politikisht t’i ofrojmë mbështetje të mëtejshme financiare ushtarake Kievit për të rritur kapacitetin e tij financiar për prokurimin e mjeteve ushtarake në një miliard euro.”

Ministrja gjermane shtoi se solidariteti për Ukrainën dhe për të mbrojtur civilët do të vijojë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!