Kryedemokrati Lulzim Basha e ka nisur herët e ditën e tij sot duke shkuar në seli që në orën 08:00. Basha ka shkuar në zyrën e tij pak orë para takimeve të thirrura për ditën e sotme. Teksa futen brenda ambienteve të selisë blu Basha ka përshëndetur gazetarët me dy gishta. “Mirëmëngjesi, qenke zgjuar herët shumë. Bravo të qoftë. Ndryshe nga vallja e Osman Takës. Do e kërcejmë më vone atë, pa merak”, tha Basha.
Ai ka thirrur sot në takim kryetarët e degëve në orën 11:00 në lidhje me kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombetar të datës 18 Dhjetor.
“Të nderuar Kryetarë, Të shtunën, datë 8 Janar, ora 11:00 do të zhvillohet mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD për diskutimin mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombetar të datës 18 Dhjetor,
“Për miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike”. Në mbledhje merr pjese edhe Sekretariati i Partisë. Programi i diskutuar dhe miratuar nga Kolegji i Kryetarëve, do ti nënshtrohet më pas miratimit nga Kryesia e Partisë, e cila do të mblidhet po atë ditë”, thuhet në mesazhin që Gazment Bardhi u ka çuar kryetarëve të degëve.
Pas mbledhjes me kryetarët e degëve pritet të mblidhet kryesia e Partisë Demokratike. Ndërkohë në orën 12:00 ish-kryeministri Sali Berisha bashkë me mbështetësit e tij do të nisen drejt selisë për të mbajtur protestën kombëtare. m.v/Abcnews.al