Më datën 6 mars, në televizionin ABC rikthehet spektakli i humorit, “Kosherja”.
Edhe këtë herë do të jetë drejtues Bes Kallaku, i cili do t’i kënaq të gjithë me humorin e tij.
Ndërkohë, ditën e sotme, stafi i “Kosheres” ka bërë të ditur që moderatore këtë sezon do të jetë blogerja e njohur, Sarah Berisha.
Ajo ka vetëm pak kohë që ka dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”, ku dhe rezultojë si një nga banoret e cila kishte fituar më shumë ndjekës.
“Stafi i Kosheres njofton publikun se këtë sezon spektakli do ketë një moderatore të re. Ne i urojmë mirëseardhjen
- Sarah Berisha. @sarah.berisha
Gjithashtu falenderojmë moderatoren Jona Spahiu për kontributin e saj dhe i urojmë suksese”, thuhet në njoftim.
View this post on Instagram
ABC i bën thirrje teleshikuesve që nga e diela e ardhshme në orën 20:30 të ndjekin humorin e vërtetë dhe mbrëmja do të jetë e bukur në familjen tuaj./abcnews.al