“Para çdo fushate del Beketi”, Rama: E njëjta histori me shokët e mashtros

schedule12:24 - 5 Prill, 2023

schedule 12:24 - 5 Prill, 2023

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me lajmet se Agon Channel ka fituar gjyqin në Arbitrazh me Shqipërinë.

Rama shkruan se kjo cështje del në media sa herë ka fushatë për zgjedhje.

“Para çdo fushate del që Beketi i dënuar me 16 vjet burg për mashtrim i mori Shqipërisë 100 mln €! Pastaj shokët e tij këtu humbin zgjedhjet dhe kur vjen fushata tjetër del që s’i ka marrë atëherë po i mori tani! Prapë kështu do ndodhë me shokët e mashtros! Deri fushatën tjetër” – thotë kreu i mazhorancës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!