Milan pritet të luajë ditën e sotme ndeshjen e radhës në Seria A, ku të besuarit e Stafano Piolit do të presin në ‘’San Siro’’ Parmën. Trajneri i kuqezinjve pritet të bëjë një ndryshim në mesfushë, pasi Lucas Paqueta nuk ia ka dalë dot të jetë pjesë e kësaj sfide.
Sipas raportimit të ‘’Calciomercato.com’’, braziliani ka një problem me ligamentin në gjurin e tij të majtë si dhe do t’i duhet ti nënshtrohet disa testeve të tjera për të parë nëse duhet të bëhet ndërhyrje apo jo.
Paqueta nuk është përfshirë në listën prej 23 emrash të Piolit, në një ndeshje shumë të rëndësishme për kuqezinjtë ku mund të vendoset nëse do të luajnë në Europë sezonin që vjen apo jo.
Franck Kessie dhe Ismail Bennacer e kanë të sigurtë vendin e titullarit dhe me shumë mundësi vendi i lënë bosh nga Paqueta do t’i besohet Lucas Biglas. Ndërkohë në sulm Ibrahimmovic do ta fillojë ndeshjen nga stoli dhe treshja sulmuese pritet të jetë Leao, Bonaventura dhe Calhanoglu. /abcnews.al