Lucas Paqueta nuk po arrin të shfaqë potencialin që zotëron dhe Milani e ka nxjerrë në merkato. 22-vjeçari është aktivizuar në 14 ndeshje këtë sezon, nuk e ka gjetur ende rrugën e rrjetës dhe largimi i tij në janar nuk është i pamundur.
Stefano Pioli po preferon lojtarë të tjerë si titullarë dhe largimi i fantazistit nuk përjashtohet. PSG vijon të jetë e interesuar, teksa ka ardhur edhe një ofertë surprizuese. Flamengo, ekipi ku Paqueta shpërtheu, po tenton ta marrë në huazim.
Një opsion që nuk preferohet nga kuqezinjtë, të cilët kanë refuzuar ofertën e kampionëve të Amerikës Latine. Milan kërkon vetëm para për ta lënë të lirë lojtarin, teksa pretendon të marrë të paktën 35 milionë euro, aq sa pagoi te Flamengo për ta transferuar në Itali. /abcnews.al