TIRANË– Kryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Milva Ekonomi, e ftuar në “Sheshi i Dollarit” dhe detaje për mënyrën se si do të funksionojë “Paqja Fiskale” dhe dobitë që kanë bizneset.
Ajo theksoi se bizneset që kanë detyrime të vjetra mbi dhjetë vjet, ato do të falen.
Më tej, Ekonomi theksoi se pjesa tjetër që ka detyrime mund t’i zgjedhin vetë se si do të shlyejnë detyrimet për tatimet.
Ekonomi theksoi gjithashtu se nuk do të ketë taksa të reja apo të shtuara, duke nënvizuar se qëllimi i kësaj nisme është mbështetja e bizneseve dhe krijimi i një klime më të shëndetshme fiskale.
“Nuk do ketë taksa të reja dhe taksa të shtuara. Paqja fiskale që do bëhet me biznesin, janë tre elementë të rëndësishëm. E para, fshirja e detyrimeve të vjetra që janë më shumë se 10 vjet, për ato që janë dhjetëvjeçare ka një skemë sesi falen detyrimet, nëse pe paguan njëherë, me këste, apo e paguan si një periudhë më të vonuar, kur ti bie dakord me zyrën e Tatimeve.
Gjobat që falen plotësisht janë detyrimet tatimore dhe doganore që janë më të vjetra se dhjetë vjet, ato që janë më të hershme falen, ato që janë nga 2015-2025, falen 50 % nëse ti e paguan menjëherë detyrimin që ke, me këste falen 25%, në qoftë se e paguan me një marrëveshje me drejtorinë e taksave falen me 25%. Ti bën një skemë të faljes së gjobave te tatimet”, tha ajo./abcnews.al


