Paqja afër? Ish-kryeministri rus pret shpresat: Ju tregoj planet e Putinit

schedule16:31 - 18 Mars, 2022

schedule 16:31 - 18 Mars, 2022

Ish-kryeministri i Rusisë, Mikhail Kasyanov nuk beson se presidenti Vladimir Putin e ka seriozisht kur vjen puna tek bisedimet për paqe. Sipas tij, janë të pakta gjasat që konfliktit t’i jepet ndonjë zgjidhje që të jetë në favor të popullit ukrainas.

Përtej premtimit të neutralitetit,  që do të thotë se Ukraina nuk do të aplikojë për të qenë pjesë e NATO-s apo BE-së – Kasyanov beson se lideri rus do të insistojë në “njohjen zyrtare” të Krimesë si pjesë të Rusisë.

“Kjo është absolutisht thelbësore, Putin është i çmendur për Krimenë,” u shpreh ai për BBC World News.

Kasyanov, i cili ka qenë kryeministër në vitet 2000-2004, tha se dyshon që ndonjë marrëveshje do të ngecte si rezultat i negociatave aktuale midis dy palëve, duke shtuar se rusët thjesht po kërkojnë që të blenë kohë për t’u rigrupuar.

Po ashtu, sipas tij, Putini dhe aleatët e tij të afërt në politikë janë kapur në befasi nga sanksionet të cilat “nuk priste që të ishin kaq të ashpra.”

“Çdo vendim për të ndaluar operacionet ushtarake në Ukrainë do të ishte fillimi i fundit të tij [Putinit]. Unë mendoj se ai do të vazhdojë me agresionin….Jam shumë i shqetësuar se diçka e tmerrshme mund të ndodhte në fushën e betejës”. /abcnews.al/