“Paqebërësi i shekullit”/ Çmimi për Klinton dhe mirënjohja e Osmanit

schedule18:36 - 19 Mars, 2025

schedule 18:36 - 19 Mars, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani lexoi një fjalim mirenjohje per “ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, i cili u nderua me çmimin “Paqebërësi i Shekullit” nga “World Forum” në Berlin të Gjermanisë.

Ajo tha se Clinton është arsyeja pse sot në Kosovë, për herë të parë në historinë e saj, një gjeneratë rritet pa luftë.

“Gjenerata e parë në historinë e ekzistencës së kombit tonë, gjenerata e parë e fëmijëve të Kosovës që mund të shkojnë në shtrat pa dëgjuar zhurmën e armëve dhe të shtënave, gjenerata e parë që ka mundësinë të shkojë në shkollë lirisht, generata e parë që mund ta flasë gjuhën e vet lirisht, generata e parë që e sheh prindin të shkojë në punë pa pasur frikë se do të arrestohet apo vritet, generata e parë që nuk ka shkuar asnjëherë refugjat, që ka jetuar vetëm në demokraci, dhe generata e parë e fëmijëve në historinë e kombit tonë që nuk e kanë njohur luftën dhe kanë jetuar vetëm në paqe. Dhe ka një arsye për këtë arritje historike. Është arsyeja që na ka bashkuar të gjithëve për ta nderuar Presidentin Bill Clinton”, tha Osmani.

Presidentja u shpreh thellësisht e nderuar që po merrte pjesë në këtë ngjarje për Clintonin, për të cilin tha se “ka lënë trashëgiminë e tij jo vetëm në histori, por thellësisht të gdhendur në jetët e miliona njerëzve në mbarë botën”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!