Nuk ka fitues në stadiumin “Niko Dovana” në sfidën Teuta – Dinamo, që u mbyll pa gola. Në përballjen e javës së 24-t, “Djemtë e detit” ishin më kërkues, ndërsa miqtë patën vështirësi në ndërtimin e aksioneve dhe finalizim.
Durrsakët morën një rezultat shprese, pas 4 humbjeve radhazi në kampionat. Ndërsa për “nëndetësen”, ky është barazimi i tretë radhazi në kampionat. Në takimin tjetër, Laçi mposhti në Korçë 2-0 Skënderbeun.
Kurbinasit kalaun në avantazh në minutën e 41 me Bullarin. Në të 59’, Rashica mori karton të kuq dhe la bardhekuqtë me 10 futbollistë. Melo vulosi fitoren për miqtë 4 minuta nga fundi i kohës së rregullt.
Egnatia është kryesuesja e renditjes pas 24 javëve të luajtura në Kategorinë Superiore me 45 pikë të grumbulluara.
Ndjek Vllaznia, që ka dy pikë më pak. Partizani dhe Dinamo kanë pikë të barabarta, 40, ndërsa në vend të pestë gjendet Elbasani me 29 pikë.
Laçi që gjendet në vend të pestë ka 3 pikë më shumë se sa vendi i tetë. Kurbinasit i ndjekin Bylisi dhe Teuta me nga 24. Tirana është e parafundit dhe mbyll renditjen Skënderbeu.