Paqe në parlament, por molotov te bashkia? Veliaj: I marrin porositë te “ballkoni i Zhuljetës”

schedule20:36 - 6 Maj, 2024

schedule 20:36 - 6 Maj, 2024

Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, komentoi edhe dhunën dhe përdorimin e molotov nga opozita gjatë protestës përballë Bashkisë së Tiranës.

Gjatë kësaj interviste, Veliaj nuk la pa kritikuar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Ndër të tjera, kryebashkiaku Veliaj u shpreh se tashmë e rëndësishme është se në Parlament situata është më e qetë dhe se nuk ka më flakadanë dhe shashka.

Pjesë nga intervista:

Ju duket normale që ndërkohë që në nivel qendror, arrihet një dakordësi politike, votohen ligje, ndërkohë vijohet ajo lloj beteje. Të jem i sinqertë nuk jam kundër protestës, i bën demokracisë, ju bën mirë edhe juve që administroni pushtetin.

Ajo që di të them është, se është një lajm i mirë për Shqipërinë që në parlament nuk hidhet më shashka dhe flakadanë.

Por, hidhet te ju pra…

Erion Veliaj: Dakord, ajo është jo normale kështu që me shpresë edhe aty do mbizotërojë një mendjen e kthjellët. Por të kesh vendime të ndihmës ekonomike me këta që ulërasin për varfërinë përditë Saliu me Ilirin të mos lënë gratë të futen dhe të votojnë na detyrojnë ta bëjmë online, unë njerëzit pa ndihmë ekonomike nuk do t’i le, pa asistencë nuk do i lë, pa bonusin e qerasë nuk do t’i le, pa shtëpitë e tërmetit, nuk do t’i le, sigurisht dhe pa respektuar Ali Ahmetin nuk do e lë qytetin. Edhe pa vendosur një rrugë me emrin e Remzi Hoxhës, se ajo atë ditë e ndryshuar nga e premtja në të martë duke e ditur, që kishte vlerësim për Ali Ahmetin dhe Rezmi Hoxhën, ky ishte vendim politik se ti e ke vënë re ata mbarojë dhe rrinë si guak aty se nuk e dinë kur është tjetra. Shkojnë te rruga tjetër, thonë poshtë SPAK, lironi babin, dhe pastaj marrin udhëzimet kur do jetë. Pra, nuk është një grup ai me mendje që vendos, shkojnë te ballkoni i Zhuljetës dhe aty marrin porositë e radhës. Ndaj kjo është thellësisht politike, e dikujt që humbi bashkinë e Tiranës me rezultatin më të thellë të mundshëm. Megjithatë, që Parlamenti është në një situatë të qetë, kjo duhet të kthehet jo në përjashtim nga rregulli, duhet të kthehet në rregull.

Ishte kjo arsyeja pse bëtë një lloj ftese sërish gjatë festimeve të Pashkëve dhe thatë ka ardhur që të bashkëpunojmë me njëri tjetrin..

Erion Veliaj: Po sepse, vendimet që merr Bashkia janë shumë më pak politike se vendimet që merr parlamenti. Pjesa më e madhe janë vendime sociale. Ndoshta njerëzit nuk e dinë por ne paguajmë, për rreth 3 mijë familje qera për tërmetin. Me gjithë respektin për kolegët e mi të bashkive të tjera, por nuk ka njerëz që flenë në rrugë në Tiranë. Qartazi dikush merret në mënyrë shumë serioze dhe kolegë të bashkisë në mënyrë shumë serioze adresojnë çdo rast, dhe bëjnë menaxhimin e çdo situate të vështirë. Pra, bashkia e Tiranës, shumicën e vendimeve i ka sociale, sigurisht e kuptoj kur të mbarojë edhe Kopshti Botanik, kur të mbarojë edhe zgjatimi i Lanës, kur të mbarojë edhe fundi i Bulevardit, do jem në pikë për atë që i çoi këto projekte përpara dhe për atë që i bëri këto beteja. Por në besoj që ata vetë, qoftë edhe ai që del te ai ballkoni aty është bërë më i pasur sot te ajo shtëpi.

T’ia bëjmë me dorë..

Erion Veliaj: Beja ti me dorë, unë i pres me molotov. Është bërë më i pasur sot së është trefishuar vlera e pronës, prej faktit që është ndërtuar shkolla Kosova dhe nuk ngeli sheshi i pallatit që po përgatiteshin të jepnin. Kështu që edhe në këtë sens, edhe kundërshtarët tanë, jetojnë më mirë sot se ju vlen më shumë çdo aset që kanë në një qytet që po lulëzon. Nëse nuk kanë sy t’i shohin këto rezultate, të garantoj që për pjesën dërrmuese të këtij qyteti kanë sy të shohin, vesh të dëgjojnë dhe më kanë dhënë edhe zemër që kompenson gjithçka tjetër për të më dhënë energji të vazhdoj përpara dhe të mos dorëzohem.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!