Barcelona dhe Neymar më në fund po shkojnë drejt paqes. Që nga vitit 2017 dy palët janë përballur në gjykatë për pretendime nga ana e lojtarit, por edhe të vetë klubit katalanas.
Braziliani pretendon se Barcelona i detyrohet atij 47 milionë euro sipas një klauzole mbi bonuset të pretenduar nga ai dhe dëmshpërblim 3.5 milionë për “hakmarrje” dhe veprime të tjera për të dëmtuar imazhin dhe besimin e njerëzve te lojtari.
Nga ana tjetër Barcelona pretendon të kundërtën për dy pretendimet e tij dhe kërkon 10 milionë euro kompensim për shkak se sipas tyre lojtari nuk ka paguar rregullisht tatimin mbi të ardhurat. Ndërkohë, Mundo Deportivo raporton se më në fund ka ardhur paqja mes palëve.
Mësohet se Neymar dhe Barcelona kanë gjetur një rrugë të mesme. Klubi katalanas do i japë brazilianit 16.7 milionë euro dhe ai do heqë dorë nga pretendimet e mësipërme. Këto para do shkojnë në xhepat e braziliani jo në mënyrë direkte. /abcnews.al

