PRISHTINË– Takimi i Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë ka shtuar paqartësitë për formën se si do të normalizohen marrëdhëniet mes dy vendeve.
Disa aktorë politikë në Kosovë, konkretisht PSD-ja, ka protestuar në shesh duke kërkuar largimin e kryeministrit Albin Kurti. Këshilltari i Kuvendit të Kosovës, Avni Zogjani, në intervistë për “Balkan Update” tha se një pjesë e opozitës po sillet në formë qesharake.
“Unë e shoh një fatkeqësi të madhe, për Kosovën, për mënyrën se si sillet opozita përgjithësisht. Mënyra se si sillet opozita në Kosovë krahasuar dhe me atë në Serbi, na del se opozita në Kosovë është qesharake. Këta aktorë që janë në shesh, ka bërë presion, që qeveria të dëgjonte diplomacinë amerikane dhe kur arrihet kjo, këta dalin dhe thonë se po na gënjeni. Është fatkeqësi, sepse i humb serioziteti. Një pjesë e opozitë, tregon se nuk është fare faktor. Opinioni publik në Kosovë, e di këtë, e ka kuptuar atë. I ka kuptuar lojërat e Kosovës.”, tha ai.
Ai thotë se as vetë kryeministri Kurti dhe as Vetëvendosje nuk thotë se marrëveshja aktuale është e mirë. Ai shtoi se asociacioni nuk është krijuar, dhe se sulmet e opozitës nuk kanë vend.
“Nuk ka rënë dakord për asociacioni, por për një aneks, për marrëveshjet që janë nënshkruar deri sot që janë valide dhe të detyrueshme. Asociacionin nuk është krijuar dhe asociacioni është larg nga krijimi. Asnjëherë, as kryeministri Kurti dhe as Vetëvendosje nuk thotë se kjo është marrëveshje e mirë. Është marrëveshje pikërisht nga zori, sepse, Kosova ka trashëgimi të keqe në dialog. Nuk është krijuar, por mbase s’do të krijohet kurrë, këtë nuk e di”, shtoi ai./n.m.abcnews.al