Papunësia zbret në nivel historik/ Eksperti: Shifrat janë pozitive, duhet të krijojmë lehtësira për investitorët e huaj

schedule14:40 - 12 Dhjetor, 2023

schedule 14:40 - 12 Dhjetor, 2023

TIRANË- Përtej sfidave ekonomia shqiptare po performon në mënyrë të shëndetshme. Shifrat konfirmojnë se gjatë këtij viti ecuria ka qenë e kënaqshme në disa drejtime. Sipas Instat, niveli i papunësisë ka arritur në kufirin më të ulët historik në 5 vitet e fundit.

Në tremujorin e tretë 2023, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 10.5 %, duke pësuar rënie me 0,03 pikë për qind, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022 dhe është ulur me 0,2 pikë për qind, krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Sektori I shërbimeve ka dhënë impaktin kryesor në rritjen e numrit të punësuarve e lidhur direkt me zhvillimin e turizmit në vend.

Eksperti i ekonomisë Igli Tola, tha se në uljen e shkallës së papunësisë kanë ndikuar shumë faktorë, por gjithsesi shtoi faktin se parë në nivel shifrash, ky është një tregues i mirë dhe sinjal që ekonomia po performon pozitivisht.

“Ka një reduktim të krahut të punës që bën këtë rënie të koeficientit të papunësisë, por nëse do ta shohim si shifër, normale që është një sinjal pozitiv”, tha ai.

“Duke komentuar shtimin e investimeve në pasuri të paluajtshme, Tola u shpreh se duke qenë që vendi ynë ka njohur një rritje të numrit të turistëve, tregu imobiliar është i lakmuar për ta pasi çmimet janë realisht të përballueshme. Shqipëria ndihmohet nga pozicionin gjeografik në makro, përveç sida stimujve fiskalë nuk është se ka pasur një stimul kaq të madh për këtë sektor. Investimet e huaja do të jenë në këtë sektor, Për vetë faktin se Shqipëria ishte një territor i panjohur deri më tani dhe normalisht ardhja e tyre dhe çmimit të cilat janë më të lira bënë që interesi i tyre të vijë në rritje”, theksoi ai.

Gjatë intervistës në “Money Report” me gazetaren Genta Dobra në ABC News, eksperti apeloi që Shqipëria të bëjë përpjekjet maksimale për të sjellë kategorinë e turizmit elitar dhe të shfrytëzojë çdo kapacitet tjetër të mundshëm, në funksion të turizmit në diversifikimin e ofertës.

Një shembull sipas tij do ishte thithja e investitorëve të huaj duke krijuar për ta lehtësirat e duhura fiskale.

“Duhet të sjellim investime madhore dhe të brand-eve ndërkombëtare, sepse këto sigurojmë turistë. Një ndërthurje e turizmit elitar dhe bukurive të natyrës, kjo do ishte një kombinim perfekt. Duhet të këtë lehtësira fiskale, por nuk është e thjeshtë sepse konkurrence në rajon është shumë e madhe”, theksoi ai./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!