Papunësia tek të rinjtë, 19.9% në tremujorin e tretë të vitit

schedule15:36 - 17 Dhjetor, 2021

schedule 15:36 - 17 Dhjetor, 2021

Nga Ajgena Korbi

Zhgënjimi i ka stepur!  Bëhet fjalë për rreth 11 %  të të rinjve nga 15 deri në 29 vjeç, të papunë në vend, të cilët  përpjekjet e dështuara i kanë dekurajuar.

Të dhënat vijnë nga Instituti i Statistikave në anketën e fundit të  forcave të punës.

Punësimi tek të rinjtë ka mbetur në vend numëro. Papunësinë tek këto mosha sipas INSTAT  përllogaritet në 19.9%. Niveli nuk ka ndryshuar nga prilli deri në shtator.

Më  e lartë  papunësia rezulton tek femrat se tek meshkujt me përkatësisht  në nivelet e 20.7 % dhe 19.3%.

Femrat pa punë  janë shtuar me 1.1 % tremujorin e tretë në raport të dytin ndërsa  meshkujt kanë rënë me 0.8%

Ndërkohë  70.8%   e të rinjve ekonomikisht jo aktiv  sipas Institutit të Statistikave  nuk kërkojnë punë pasi po ndjekin  studimet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!