Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Papu Gomez zbulon prapaskenën: Isha pranë transferimit tek Inter

schedule14:53 - 15 Janar, 2024

schedule 14:53 - 15 Janar, 2024

Teksa pret të dijë rezultatet e testit të tij antidoping, Alejandro Gomez po shijon familjen mes pushimit dhe kujtimeve të së shkuarës.

Diçka doli edhe gjatë intervistës së dhënë për “Cronache di Spogliatoio”, ku ai foli për disa negociata merkatoje që e përfshinin atë.

“Për pak kisha nënshkruar me Interin kur ishte Stramaçioni trajneri i tyre, më pas e shkarkuan. Në fakt, gjatë gjithë aventurës sime tek Atalanta, jam kontaktuar tre herë nga tre klube të ndryshme italiane. Pas Interit ka qenë Lazio, e më pas Monza në kohën që ishte në Serie C”, është shprehur Papu Gomez./h.ll/abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!