Antonio Percassi është rikthyer të flasë rreth Papu Gomez. Kapiteni i Atalantës kreu një sherr të madh me trajnerin Gian Piero Gasperini ditë më parë dhe ka përfunduar në merkato.
32-vjeçari argjentinas është afër transferimit tek Interi në janar, teksa presidenti i Atalantës i ka dhënë fund njëherë e mirë kësaj çështje.
“Kemi folur mjaftueshëm për këtë temë, është një argument i mbyllur për mua. Pikë! Zgjedh Gasperinin gjithë jetën. Kemi një organizim të shkëlqyer.
Struktura e klubit tonë është solide, ka merita edhe Luca, djali im, Atalanta po siguron rezultate të pabesueshme”, deklaron presidenti i klubit italian. /abcnews.al