Paparaci njohur jep një deklaratë të fortë: Pique e ka tradhtuar dhjetra herë Shakirën, por edhe ajo ka pasur disa lidhje pas ndarjes

schedule10:56 - 8 Dhjetor, 2022

schedule 10:56 - 8 Dhjetor, 2022

Pasi Gerard Pique dhe Shakira arritën një marrëveshje për ndarjen e tyre, disa muaj pas ndarjes, kanë dalë në dritë informacione të fundit që nuk e lënë në një pozicion të mirë.

Sipas paparacit Jordi Martin, katalanasi ka pasur disa pabesi të supozuara gjatë marrëdhënies së tij me Shakirën.

“Ai e ka tradhtuar jo vetëm me Clara Chia, por shumë herë, më shumë se 50 herë. Shakira tani po zbulon gjithçka.

Një ishte në vitin 2012, dhe në 2016 me ish-partneren e tij Nuria Tomas, dhe dy vjet më parë me një vajzë në një klub nate në Barcelonë.”

Pas ndarjes, Gerard Pique ruan një lidhje me Clara Chia ndërsa Shakira ka qenë e lidhur me disa meshkuj, diçka që këngëtarja kolumbian është kujdesur ta mohojë këtë gjë.

“Në respekt për fëmijët e mi dhe momentin e pambrojtur që po kalojnë, kërkoj nga mediat të ndalojnë spekulimet”, tha ajo.

“Unë nuk kam partner dhe asnjë iluzion tjetër përveçse t’i përkushtohem tërësisht fëmijëve të mi dhe mirëqëenies së tyre”, është shprehur ajo./h.ll/abcnews.al