Shansi i dytë dhe i fundit doli me sukses për Fjona Papajorgjin, gjyqtaren e Gjykatës Kushtetuese qe prej kësaj të enjte është dhe kryetare.
Papajorgji garoi për herë të dytë për këtë post dhe këtë here mori të gjitha votat e kolegëve të saj, duke e bere pasuese e Holta Zaçajt, qe u largua nga kjo Gjykate në fund të nëntorit.
Papajorgji është betuar si gjyqtare në nëntor të 2019 dhe do të dalë prej Kushtetueses ne 2028, kur i përfundon mandate, si kryetare.
Ajo ishte e vetmja kandidate për këtë post, në një kohe që në Gjykatën Kushtetuese janë disa ceshtje sensitive për t’u shqyrtuar.
Si kryetare është kompetence e saj përgatitja, thirrja dhe drejtimi i seancave plenare. Ajo është dhe kryesuese e çdo mbledhjeje te Kolegjeve qe shqyrton fazën fillestare te padive, ku ben pjese dhe vet. Perfaqeson dhe gjykatën tek palët e treta.
Si kryetare gjyqtarja Papajorgji do të drejtoje seancën e 22 janarit, kur do te shqyrtohet çështja Balluku dhe kjo gjykate duhet te marr një vendim nëse drejtësia mori kompetenca te ekzekutivit kur vendosi te pezulloje zv. Kryeministren nga postet e saj.
Kushtetuesja do te shqyrtoje dhe disa padi te tjera, qe lidhen me SPAK, nisur me ish- ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj që kërkon rrëzimin e masës së “arrestit me burg”, seancë që do të mbahet më 23 dhjetor. Te njëjtën kërkesë ka bërë dhe kryebashkiaku Erion Veliaj e po ashtu dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta që prej më shumë se një viti qëndron në qelinë e 313.

