Papa i ka shprehur ngushëllimet e tij Mbretëreshës në një telegram të shkruar nga sekretari i Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin, raporton Vatican News .
Në vitin 1980, Mbretëresha Elizabeth u bë monark-ja e parë britanike që vizitoi Vatikanin, dhe dy vite më vonë e para mbretëreshë që u vizitua nga Papa. Mbretërit dhe mbretëreshat e Anglisë kanë qenë krerët e kishës Anglikane që kur ajo u nda nga Vatikani gjatë mbretërimit të Henry VIII në shekullin e 16-të.
Në mesazhin e tij, Papa shkruante se ishte i pikëlluar për vdekjen e Princit Philip, duke i shprehur ngushëllime të përzemërta mbretëreshës dhe anëtarëve të familjes mbretërore.
Papa në mesazhin e tij ngushëllues, përmendi përkushtimin e Princit Philip ndaj martesës dhe familjes së tij, historinë e tij të shërbimit publik dhe angazhimin e tij për arsimimin dhe përparimin e brezave të ardhshëm./abcnews.al