Papa mbërrin në Mianmar, vizita e parë e një Pape në vendin aziatik

schedule13:38 - 27 Nëntor, 2017

schedule 13:38 - 27 Nëntor, 2017

Për herë të parë një Papë viziton Mianmarin. Papa Francesko ka mbërritur në vendin aziatik ku është pritur nga qindra besimtarë. Ndërsa vëmendja është përqendruar tek takimi i tij me cmimin NObel për paqe Aung San Suu Kyi. Por peshkopët vendas e kanë paralajmëruar që të mos flasë për Rohingiat

Papa Francesko ka mbërritur në Jangon, kryeqytetin e Myanmar, pas rreth 10 orë fluturim, dhe u prit në aeroport nga presidenti i vendit Htin Kyau, peshkopët birmanë dhe nga qindra fëmijë e grupe etnike në veshje tradicionale.

Jashtë aeroportit ishin mbledhur me qindra besimtarë në atë që konsiderohet si një ngjarje historike për vendin aziatik. Kjo është hera e parë në fakt që një papë viziton Mianmarin. Papa Francesko u dejtua për në rezidencën ku do të qëndrojë para se të niset për në Bangladesh në 2 dhjetor.

Përvec krerëve fetarë të vendit dhe autoriteteve më të larta në vend, Papa do të takohet dhe më këshilltaren e qeverisë dhe cmimin Nobel për paqe Aung San Suu Kyi. Vëmendja është përqendruar në atë që do të flitet për krizën e minoritetit Rohingia, për të cilët Mianmari dhe Bangladeshi kanë gjetur marrëveshjen për ti riatdhetësuar.

Një vizitë kjo që synon të japë një sinjal uniteti për të gjithë popullin e zonës, në një moment dramatik. Që nga fundi i muajit gusht, eksodi i refugajtëve rohingia drejt Bangladeshit ka shkaktuar një situatë emergjente humanitare. UNHCR-ja flet për 622 mijë persona të arratisur nga shtëpitë e tyre të cilët u shtohen 160 mijë të tjerëve që ndodheshin më parë në vendin në kufi me Mianmarin.

Të gjithë presin të shohin nëse papa Francesko do të shqiptojë apo jo fjalën Rohingia, të cilën peshkopët vendas i kanë kërkuar Papës të mos e përmendë asnjëherë gjatë vizitës së tij. Grupi etnik i fesë islame nuk njihet si minoritet në vend. Kardinali Birman bëri apel që të evitohen probleme mes feve të ndryshme, probleme që vendi nuk dëshiron t’i ketë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!