Analisti Artur Nura në emisionin “Real Story” në ABC News komentoi zgjedhjen e Papa Leoni XIV, duke theksuar rëndësinë politike dhe gjeopolitike të Vatikanit dhe ndikimin e figurës së re papnore në arenën ndërkombëtare.
Nure theksoi se fuqia e Vatikanit nuk duhet nënvlerësuar dhe se zgjedhja e Papa Leoni XIV nuk është e rastësishme, por pasqyron një vendim të matur në mes të zhvillimeve globale.
“Unë mendoj se ne bëjmë një gabim shumë të madh kur themi një shtet i vogël sepse duhet të themi një shtet i madh. Forca politike që përcjell Vatikani është forca politike e një shteti shumë të madh dhe jo rastësisht njerëzit e lidhin me një filozofi paqeje dhe jo rastësisht është zgjedhur Papa Leoni XIV.”
Ai shtoi se të gjitha kandidaturat paraardhëse kishin prapavija të qarta gjeopolitike, por Leoni XIV ishte zgjedhja më e përshtatshme.
“Në të gjitha kandidaturat që kanë qenë para tij kanë qenë kandidatura politike ose gjeopolitike. Ose Ukraina në mes, ose Izraeli në mes, ose zhvillimet në Lindjen e Mesme, të gjitha kanë qenë kandidatura gjeopolitike dhe më e gjetura në analizën time ishte Leoni XIV.”
Në përfundim, ai e cilësoi Papën e ri si një figurë amerikane, por të distancuar nga ideologjitë politike të brendshme në SHBA.
“Që është amerikan, por nuk është ‘trumpist’. Sipas meje unë e gjykoj si ‘anti-trumpist’.”/abcnews.al