Papa Françesku: Zoti na dhëntë paqe të gjithëve, si dhuratë për Pashkë

schedule15:21 - 27 Mars, 2024

schedule 15:21 - 27 Mars, 2024

Papa Françesku, duke iu drejtuar besimtarëve gjatë audiencës së përgjithshme të rregullt të së mërkurës në Vatikan, iu referua nevojës që paqja të mbizotërojë në të gjitha rajonet e shkatërruara nga lufta të botës.

Më në detaje, me një referencë më specifike për Pashkët Katolike, të cilat festohen të dielën, më 31 mars, Françesku theksoi:

“Zoti na dhëntë paqe. Në Ukrainën martire, e cila po vuan kaq shumë nga bombardimet. Dhe në Palestinë dhe në Tokën e Shenjtë, paqja mbizotëroftë në Tokën e Shenjtë. Zoti na dhëntë paqe të gjithëve, si dhuratë për Pashkët e tij”.

Kujtojmë që të dielën më 31 mars, besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën. Ndërsa, java para Pashkëve është quajtur Java e Shenjtë, dhe ajo përmban Tri Ditët e Pashkëve, që përfshijnë Të Enjten e Shenjtë, që përkujton Darkën e Fundit, Të Premten e Shenjtë, që përkujton kryqëzimin dhe vdekjen e Jezusit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!