Papa Françesku ka dënuar sulmin terrorist që tronditi Vjenën mbrëmjen e djeshme duke lënë të vdekur katër persona.
Ai thotë se është i tronditur nga kjo ngjarje dhe lutet për viktimat dhe familjarët e tyre. Papa bën thirrje që të ndalohet dhuna që të ndërtohet paqja dhe vëllazëria.
“Unë shpreh dhimbje dhe tronditje nga sulmi terrorist në Vjenë dhe lutem për viktimat dhe familjet e tyre. Mjaft me dhunën! Le të ndërtojmë së bashku paqen dhe vëllazërinë. Vetëm dashuria shuan urrejtjen”, shkruan Papa./mv.abcnews.al
Esprimo dolore e sgomento per l’attacco terroristico a #Vienna e prego per le vittime e i loro familiari. Basta con la violenza! Costruiamo insieme pace e fraternità. Solo l’amore spegne l’odio.
— Papa Francesco (@Pontifex_it) November 3, 2020