Papa Françesku u takua me refugjatë, shumë prej të cilëve janë nga Ukraina, dhe njerëz që përballen me varfërinë në kishën e Shën Elizabeth të Hungarisë në Budapestin qendror,
Rreth 600 njerëz morën pjesë në mbledhjen brenda kishës dhe 1000 të tjerë u mblodhën në sheshin jashtë, shkruan CNN.
Gjatë fjalimit të tij, Papa bëri thirrje për rëndësinë e bamirësisë dhe dëgjoi dëshmitë e refugjatëve.
“Kujtimi i dashurisë së marrë ringjall shpresën dhe frymëzon njerëzit që të nisin një udhëtim të ri në jetë. Edhe mes dhimbjes dhe vuajtjes, pasi kemi marrë esencën e dashurisë, gjejmë guximin e nevojshëm për të vazhduar përpara: Ne gjejmë forcën për të besuar se gjithçka nuk ka humbur dhe se një e ardhme ndryshe është e mundur”, u shpreh ai.