Pasi doli nga spitali këtë të shtunë ku qëndroi për disa ditë pas problemeve shëndetësore me rrugët e frymëmarrjes, Papa Françesku është rikthyer dhe ka bërë një deklaratë e cila bëri xhiron e rrjetit.
Në një bashkëbisedim me të rinjtë pjesë e një dokumentari i cili quhet “The Pope Answers ” dhe pritet të transmetohet në Disney+ ati i shenjtë shprehet se marrdhëniet seksuale janë një nga gjërat më të bukura që Zoti i ka dhënë njeriut.
Sipas Papa Françeskut të shprehesh seksualisht është një pasuri.
Në këtë bashkëbisedim me të rinjtë Kreu i Kishës Katolike Romake ka prekur një sere temash përfshirë këtu abortin, industrinë e pornografisë, besimin në zot si dhe çështjet e abuzimit Brenda Kishës Katolike.
Papa Françesku shprehet në këtë dokumentar se të gjithë ata që janë të varur nga pornografia është njësoj si të jenë të varur nga një drogë e cila I mban njerëzit të ndalur në një nivel dhe nuk i lë ata të rriten.
Ati i shenjtë foli edhe mbi abortin, një praktik kjo e cila mbetet e papranueshme nga Kisha Katolike.
Papa deklaroi se priftërinjtë duhet të jenë “të mëshirshëm” ndaj grave të cilat kanë marrë vendimin që të ndërpresin shtatëzaninë e tyre.
Këto komente të Papës u botuan nga L’Osservatore Romao, gazeta zyrtare e Vatikanit e cila e ka përshkruar bisedën e Papa Françeskut me të rinjtë si një “dialog të hapur dhe të sinqertë”.
/abcnews.al