Papa Françesku në një video dërguar shoqatës katolike Acione Catholicos tha se dera nuk duhet të mbyllet për emigrantët dhe se është e nevojshme t’u jepet ndihmë.
“I ushqeni, jepini një dorë që të mos mbyten”, apeloi Papa, shkruan Reuters.
Ai theksoi se “ne nuk mund t’ia mbyllim derën një emigranti”, i cili duhet “të mirëpritet dhe të pranohet”.
Gjatë kësaj të shtune, një anije e Rojës Bregdetare italiane ka marrë nën kontroll një grup emigrantësh të mbajtur në qendrat e pritjes në vendin tonë për t’i kthyer në Itali, pas një vendimi të gjykatës në Romë.
Në fillim të javës, këta emigrantë u transportuan drejt vendit tonë me një anije të marinës italiane./abcnews.al