Kreu i Kishës Katolike të Romës, Papa Françesku ka mbërritur në orën 8 të mëngjesit në Shkup. Ati I Shenjtë u prit në Shkup nga presidenti Gjeorge Ivanov dhe kryeministri Zoran Zaev si dhe zyrtarë të tjerë të lartë shtetërorë.
Më pas Papa Francesku ka mbërritur në Vilën Vodno, për t’iu adresuar autoriteteve shtetërore, trupit diplomatik dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile.
Më pas Ati i Shenjtë pati një takim edhe me liderët fetare në Shtëpinë përkujtimore të Nënë Terezës. Në sheshin “Maqedonia” kreu i Kishës Katolike të Romës po mban një Liturgji të Shenjtë, ku janë rreth 15 mijë pjesëmarrës vendas e të huaj.
Qëndrimi I Papës në Shkup vijon me një takim me të rinj dhe priftërinj e familjet e tyre. Për shkak të vizitës së Papës në Shkup, masat e sigurisë janë tejet të larta në qytetin e Shkupit, përfshi edhe komunikimin. /ABC News Albania 24/7